Në bashkëpunim me partnerët Europian, kjo kompani është angazhuar në ofrimin e konsulencës në lidhje me, normat e sigurisë në ambientet e punës, vlerësimin e rrezikut për ndërmarrjet e ndryshme dhe parandalimin e incidenteve sipas llojit të aktivitetit që ushtrohet.
Një nga aktivitetet kryesore në shërbimet që ofrohen nga Grupi TSTS, është dhe formimi profesional në kushte bashkëkohore, me anë të faciliteteve dhe pajisjeve moderne që krijojnë simulimin real të situatave që mund të paraqiten në vendin e punës gjatë ushtrimit të detyrës. Për këtë aktivitet Grupi TSTS, ka investuar në ndërtimin e ambienteve dhe instalimin e pajisjeve elektronike (simulators).